Man Utd mund të bëhet me trajner kroat NULL NULL 20.01.2026 11:56 20.01.2026 11:56 Manchester United ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas shkarkimit të Ruben Amorim. Sipas mediave angleze dhe gjermane, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hedhur shikimim te trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovaq. Kroati po analizohet për përvojën e tij në klube të mëdha dhe disiplinën taktike, edhe pse puna e tij te Dortmundi nuk ka bindur plotësisht tifozët. Për momentin, Michael Carrick vazhdon si zgjidhje e përkohshme, ndërsa United po shqyrton disa opsione për të rindërtuar projektin dhe për të dalë nga kriza e vazhdueshme.