Man United të gatshme 100 milionë euro për këtë futbollist NULL NULL 10.12.2025 12:05 10.12.2025 12:05 Manchester United ka bërë gati një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton. 21-vjeçari po shkëlqen këtë sezon dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiros. Crystal Palace nuk dëshiron ta shesë, por një ofertë kaq e lartë mund t’i bindë. Për lojtarin ka interes edhe nga City, Arsenal dhe Tottenham, duke e bërë garën edhe më të nxehtë.