Mamia Rukije Pllana: Teknikat e gjidhënies janë shumë të rëndësishme (VIDEO) NULL NULL 02.10.2022 13:32 02.10.2022 13:32 Të dielën në emisionin “Familja ime” me Mirjeta Morina, u diskutua mbi rëndësin e procesit të gjidhënies, ku e ftuar ishte edhe infermierja mamia nga komuna e Mitrovicës, Rukije Pllana. Ajo tregoi për mbajtjen e teknikave të gjidhënies, të cilat sipas saj janë shumë të rëndësishme. “Fëmija duhet të qëndroj afër nënës, të ofrohet afër gjirit, ngase janë shumë të rëndësishme teknikat e mbajtjes për një gjidhënie të rregullt, të mirë dhe të sigurt. Pra, fëmija duhet të hapë gojën, të afrohet afër gjirit dhe të mbajë gojën e hapur, dhe të jetë sa më afër alveolës, aty tek pjesa e kafët e gjirit, që të bëhet përthithja e mirë dhe e drejt”. Ajo, më tutje foli edhe për metodat e qëndrimin të nënës në momentet e gjidhënies. “Nëna mund të qëndroj ulur, foshnjën afër, trupi i nënës duhet të jetë në formë të drejt, shpina e foshnjës afër nënës, por, kjo mund të bëhet edhe kur nëna është shtrirë, do të thotë qysh ajo të jetë e gatshme për gjidhënies”.