“Mami, babi, unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan NULL NULL 16.01.2026 20:48 16.01.2026 20:48 Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit. Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme. “Ka dalë nga shtëpia me datën 2 janar, biseda e fundit ka qenë krejt normale, na tha: ‘mami, babi unë dola…’”, kanë thënë familjarët për gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj. “Me vete e ka letërnjoftimin, pasaportën e ka harruar në shtëpi. Kemi njoftuar policinë njëherë, na kanë rekomanduar që ta kërkojnë njëherë vetë me ekipet e tyre, por pas tentativave tash gati dy javë s’ka pasur rezultat”. Familjarët janë shqetësuar shumë dhe kanë bërë thirrje që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë policinë. 17-vjeçari nga Gjilani që dy javë i zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij
Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit. Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme. “Ka dalë nga shtëpia me datën 2 janar, biseda e fundit ka qenë krejt normale, na tha: ‘mami, babi unë dola…’”, kanë thënë familjarët për gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj. “Me vete e ka letërnjoftimin, pasaportën e ka harruar në shtëpi. Kemi njoftuar policinë njëherë, na kanë rekomanduar që ta kërkojnë njëherë vetë me ekipet e tyre, por pas tentativave tash gati dy javë s’ka pasur rezultat”. Familjarët janë shqetësuar shumë dhe kanë bërë thirrje që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë policinë. 17-vjeçari nga Gjilani që dy javë i zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij