Malvina dhe Ylli ftohen në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme NULL NULL 03.05.2022 19:00 03.05.2022 19:00 Malvina Haziri dhe Yll Kastrati janë pjesë e JR NBA Kampit të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kampi përzgjedhës i Jr. NBA Europe & Lindja e Mesme do të mbahet në Romë të Italisë në akademinë e njohur të basketbollit ‘Stella Azzurra’. Në këtë kamp do të marrin pjesë 30 vajza dhe 30 djem të shteteve të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kjo është hera e parë që dy fëmijë nga Kosova ftohen, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu në kamp do të marrë pjesë edhe Arben Krasniqi në cilësinë e trajnerit. Drejtor i kampit është trajneri i mirënjohur i NBA, Ryan Sanders, derisa si ambasadorë të NBA do të jenë Zaza Pachulia, Vladimir Radmanoviq, Rony Turiaf dhe Cecilia Zandalasini. Kampi do të fillojë më 4 dhe do të përfundojë më 8 maj.