Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mallorca mbijeton, La Liga me postim të veçantë për Muriqin

NULL NULL
23.05.2022 10:46
Vedat Muriqi, Mallorca, Spanja, Kosova

Mallorca e ka siguruar mbijetesën në La Liga edhe për edicionin tjetër.

Lojtari kyç i kësaj skuadre ishte edhe futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi.

Muriqi realizoi pesë gola dhe ndihmoi edhe në forma të tjera.

28 vjeçari kontribuoi edhe në fitoren e fundit dhe vendimtare ndaj Osasunës duke asistuar në golin e parë.

E paraqitjen e përfaqësuesit kosovar, por edhe kontributin e tij përgjatë këtyre muajve, e ka përshëndetur edhe La Liga përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Duartrokitja e lumturisë”, ka shkruar La Liga në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e postuar njëkohësisht një fotografi të Muriqit, i cili po festonte së bashku me tifozët në xhiron e fundit të sezonit.

Sulmuesi kosovar u transferua në ekipin ishullor gjatë janarit në formë huazimi nga Lazio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LaLiga (@laliga)

lajme të ngjashme