Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mallorca e Muriqit sonte në udhëtim të vështirë, ata i pret Villarreali

NULL NULL
20.01.2025 09:14
Të gjitha ligat kryesore evropiane, transmetohen në platformën ArtMotion!

Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 30 pikë.

Villarreal dhe Mallorca që ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë, sonte ballafqohen mes vete, në ndeshjen e cila ka peshë evropiane.

Skuadra e Vedat Muriqit po zhvillon një sezon të rrallë në La Liga, duke konkuruar pozitat e para, njofton Klankosova.tv.

Fitorja eventuale, do t’i rriste edhe më shumë gjasat që “Pirati” kosovar me shokë, të luajnë edicionin e ardhshëm në njërën prej kompeticioneve evropiane.

Sigurisht që edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq, duke qenë se Real Sociedad humbi mbrëmë nga Valencia, dhe aktualisht ka dy pikë më pak se këto dy ekipe që sonte ndeshen mes vete.

Villarreal – Mallorca transmetohet në Kujtesa Sport dhe nis nga ora 21:00.

Në të njejtin termin zhvillohet edhe dueli kampional elitar anglez, ku Chelsea në Londër sfidohet nga Wolverhampton Wanderers, raporton Klankosova.tv.

Vendasit po ndjekin zonën “Champions”, kurse mysafirët synojnë qëndrimin në Premier Ligë.

Kjo ndeshje për abonentët e platformës Art Motion, shfaqet në Supersport!

Sonte nuk mungon as liga italiane, pasi java e 21-të mbyllet me ballafaqimin ndërmjet Comos dhe Udineses.

Ekipi që udhëhiqet nga Cesc Fabregas, po kërkon të mbetet në Serie A, kurse mysafirët ta forcojnë mesin e tabeles.

Ky duel transmetohet direkt në kanalin Sport 1 dhe fillon në orën 20:45.

Komentator, Naim Selmani!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme