Malisheva nderon me ‘qytetar nderi’ tri personalitete me ndikim (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 23.11.2022 21:01 nga Flamur Gajtani 23.11.2022 21:01 Komuna e Malishevës ka shënuar sot me një seancë solemne Ditën e Flamurit. Për nder të 28 Nëntorit, kjo komunë ka shpallur tri personalitete si qytetarë nderi, raporton Klan Kosova. Xhemal Jashari, vëllai i Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Skënder Sinani, vëllai i Tahir Sinanit nga Tropoja si dhe Shpëtim Idrizi, deputet shqiptar. Sipas kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati, komuna që drejton ai është e privilegjuar që arriti të nderojë këta tre persona. Po ashtu edhe mysafirët nga rajoni u shprehën të respektuar me nderin e bërë. /Klankosova.tv