Malisheva e mposht Ferizajn NULL NULL 18.02.2025 15:25 18.02.2025 15:25 Malisheva e ka mposhtur Ferizajn, në kuadër të javës së 20-të të Superligës. Vendasit në stadiumin “Liman Gegaj”, fituan me rezultat 3:2. Skuadra e Bekim Isufit, i rikthehet fitoreve pas katër ndeshjeve. Golat për malishevasit i shënuan Dreni Kryeziu, Laurent Xhylani dhe Drilon Hazrollaj, derisa për ferizajasit realizuan Qlirim Avduli dhe Edon Sadriu. Falë kësaj fitoreje, Malisheva e përforcoi pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë, tri më pak se Ballkani, i cili është i dyti. Ndërkohë, Ferizaj e lëshoi mundësinë që të ngritet në tabelë, ndërsa e sheh veten në një pozitë të rrezikshme, atë të tetë me 23 pikë.