Malet e Kamenicës vazhdojnë të jenë nën zjarr, kërkohet ndihmë NULL NULL 16.03.2025 02:58 16.03.2025 02:58 Foto: Arian Mavriqi Disa zona në Kamenicë vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarret. Në një njoftim nga komuna, bëhet e ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë. Foto: Arian Mavriqi “Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës, transmeton Klankosova.tv Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut. “Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, përfundon njoftimi i komunës së Kamenicës. Foto: Arian Mavriqi