Makina më e keqe në botë, shqiptare? NULL NULL 31.07.2015 15:39 31.07.2015 15:39 Hollywood-i vazhdon të "sulmojë" shqiptarët. Tani, Tartan Prancer-i që njihet si "makina më e keqe në botë" quhet "Honda shqiptare". Shqiptarët tash e një kohë personifikohen si problematikë dhe kriminelë nga Hollywood-i. Por, duket se skenaristët dhe regjisorët Hollywood-ian nuk janë mjaftuar me kaq. Në komedinë më të re të titulluar “Vacation” ku në rolet kryesore luajnë Ed Helms dhe Christina Applegate shfaqet makina Tartan Prancer, që ndryshe quhet “Honda e Shqipërisë”, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=TZeIwe3POVU Për më shumë, kësaj makine i është përgatitur edhe një spot me tekst në shqip. Kjo makinë nga shumë konsiderohet ndër më të këqijat në botë.