Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri

NULL NULL
10.05.2024 09:48

Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tipit Ferrari mori flakë dhe u dogj e tëra.

Zjarri e kaploi veturën pasi shoferi kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një pemë.

Para se makina të merrte flakë, shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtojnë në kohë.

Sipas policisë, dëmi material pritet të jetë rreth 100 mijë euro, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv

Shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga mjeku i urgjencës por kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen në spital. Pas aksidentit ata morën një taksi.

Një makinë ADAC ka larguar nga vendi i aksidentit mbetjet e makinës sportive 20-vjeçare

Dëmi pritet të jetë rreth 100 mijë euro

lajme të ngjashme