Majlinda Kelmendi, e teta në renditjen e përgjithshme botërore të xhudos (FOTO) NULL NULL 25.02.2019 20:38 25.02.2019 20:38 Majlinda Kelmendi edhe pse fitoi medaljen e artë në Dyseldorf të Gjermanisë, në renditjen e re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, në kategorinë -52 kilogramë renditet në pozitën e tetë me 3810 pikë. Kampionia olimpike fitoi mendaljen e artë në Grand Slamin e Dyseldorfit ndaj xhudistes 17-vjeçare nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasure. Ndërsa, Nora Gjakova në këtë ranglistë të re renditet në pozitën e dytë në kategorinë -57 kilogramë, me 6155 pikë. Akil Gjakova renditet në pozitën e shtatë me 4191 pikë në kategorinë e -73 kilogramë. Distria Krasniqi renditet katër pozitë më poshtë se sa Majlinda, në kategorinë e -52 kilogramë, me 2969 pikë. Ndërsa, në kategorinë e 48 kilogramë, xhudistja Fjolla Kelmendi renditet në pozitën e 52-të me 590 pikë.