Mainz fiton si mysafir i Gladbach dhe ngjitet në vendin e tretë në Bundesliga NULL NULL 07.03.2025 23:50 07.03.2025 23:50 Xhiro e 25-të e kampionatit kryesor të Gjermanisë në futboll, nisi sonte me ndeshjen ndërmjet Borussia Mönchengladbach dhe Maniz. Mysafirët arritën që nga “Borussia-Park” të dalin me pikët e plota, njofton Klankosova.tv. Paul Nebel e hapi serinë e golave në këtë takim, kur në minutën e 39-të i dha epërsinë ekipit të tij, për të shkuar në pushim me rezultatin 0-1. Me të filluar pjesa e dytë, Dominik Kohr e dyfishoi avantazhin. Vendasit arritën që ta rihapnnin këtë duel, kur Stefan Lainer në minutën e 73-të, ngushtoi shifrat në 1-2. Megjithatë, vulën e fituesit e dha Nadiem Amiri, vetëm katër minuta më vonë, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 1-3, raporton Klankosova.tv. Pas këtij triumfi, me 44 pikë të grumbulluara, Mainz është ngritur në vendin e tretë në tabelë, duke hedhur ‘kandidaturën’ për një vend që edicionin e ardhshëm dërgon në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Gladbach mbetet në kuotën e 37 pikëve, duke u pozicionuar e teta. Kampionatin elitar të Gjermanisë, mund ta ndiqni në kanalet sportive, edhe brenda platformës Art Motion! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.