Magnezi lehtëson dhimbjet e periodave NULL NULL 13.02.2019 13:00 13.02.2019 13:00 75 përqind e grave vuajnë nga simptomat e ciklit menstrual (PMS) në një pikë në jetën e tyre, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të barkut, nervozë dhe shtim në peshë. Drejtori ushqimor i Healthista, Rick Hay, ka sugjeruar një trajtim të thjshtë pë PMS – magnezin. “Nëse vuani nga PMS, provoni të merrni çdo ditë magnez. Kjo do të lehtësojë nivelin e stresit dhe ankthit, si dhe do të ndihmojë me dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e muskujve “, thotë Hay. Magnezi është një mineral thelbësor që luan një rol vendimtar në më shumë se 300 reaksione të ndryshme enzimatike në trup çdo ditë. Gjetjet e hulumtimit tregojnë se magnezi mund të ndihmojë në arritjen e gjumit çlodhës gjatë natës, zvogëlimin e simptomave të PMS, dhimbjes kronike, lodhjes, dhe migrenës.