Magic Johnson e quan Kobe Bryant-in më të mirin të Lakers NULL NULL 19.12.2017 22:19 19.12.2017 22:19 Legjenda e Los Angeles Lakers, Magic Johnson, e ka quajtur Kobe Bryant-in, si lojtarin më të mirë të Los Angeles Lakers të të gjitha kohërave. Pesë herë kampioni i NBA-së, Bryant, i dha fund karrierës së tij 20 vjeçare në prill të vitit 2016, si 18 herë All-Star, ndërsa ceremonia e tërheqjes së dy fanellave të tij u mbajt mbrëmë midis pjesëve, në ndeshjen që ata e zhvilluan kundër kampionëve aktualë, Golden State Warriors. “Jemi këtu që ta festojmë më të mirin që ndonjëherë ka veshur të vjollcën dhe të artën”, tha ish-lojtari i Lakers, Johnson. “Ai na bënte t’i fërkojmë sytë dhe të hamendësojmë se çfarë posa kishim parë”. “Nuk do të ketë kurrë një tjetër Kobe Bryant”, shtoi Johnson që është vetë pesë herë kampion me Lakers, si dhe tre herë MVP.