Maduro hyri në gjykatë me uniformë burgu dhe me këmbë të lidhura NULL NULL 05.01.2026 18:35 05.01.2026 18:35 Nicolas Maduro sapo ka hyrë në gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut i veshur me uniformë burgu dhe me këmbët e prangosura, raporton CBS News. Gruaja e tij, Cilia Flores, gjithashtu ka veshur një veshje burgu, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Duart e Maduros dhe Flores nuk janë të prangosura, duke i lejuar Maduros të shtrëngojë duart me avokatin e tij. Ata po akuzohen për narkoterrorizëm. Kamerat nuk lejohen brenda sallës së gjyqit, por disa gazetarë, përfshirë partnerin amerikan të BBC-së, CBS News, lejohen të dërgojnë informacione nga brenda gjykatës. Maduro para gjykatës: Jam i pafajshëm, jam njeri i mirë As gruaja e Maduros, Cilia Flores nuk i pranon akuzat për narkoterrorizëm