Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Madhësia e trurit përcakton mençurinë?

NULL NULL
08.05.2017 15:31

Hulumtuesit në universitetin Erasmus të Rotterdamit, përdorën skanime MRI për ti matur trutë e 875 vullnetarëve – dhe gjetën që trutë e burrave janë 14% më të mëdhenj.

Gratë po ashtu shënojnë më ulët në teste të inteligjencës së përgjithshme – ndonëse performojnë më mirë në teste kujtese, sipas Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.

Autori udhëheqës i këtij studimi, Dr. Dimitri van der Linden tha që kanë gjetur se trutë e burrave janë më të mëdhenj se sa të grave dhe analizat tona sugjerojnë që kjo është arsyeja për inteligjencë më të ulët mesatare rreth një rangu testesh.

“Ne jemi të vetëdijshëm që hulumtimi i kaluar sugjeronte që trutë e grave janë të organizuar më mirë dhe se e procesojnë informacionin në mënyrë efikase, por nuk kemi shikuar tek kjo në studimin tonë”.

Jo të gjithë janë të bindur nga ky studim i ri, dhe se matjet në këtë studim janë po ashtu kontradiktore.

Doktor Joseph Devlin nga kolegji universitar i Londrës tha se ky është një studim i mirë-hulumtuar, por provat nuk janë të fuqishme që ta dëshmojnë që trutë më të mëdhenj të meshkujve janë më inteligjentë se trutë më të vegjël të femrave, e që e bën të pamundur të vërtetohet, duke përdorur një matje të inteligjencës së përgjithshme që ka pak bazë.

“Trutë e burrave dhe grave janë të ndryshëm dhe e dimë që navigimi hapësinor është pakëz më i mirë në burra se sa në gra, përderisa gratë kanë tendencë të kenë fjalor më të mirë. Por ne duhet të jemi skeptikë ndaj pohimeve se burrat janë më të mençur se gratë, posaçërisht kur ka pak e ndoshta fare prova për këtë gjë dhe shumë prova që e vërtetojnë të kundërtën”, përfundoi Devlin.

 

lajme të ngjashme