Macronët do të ofrojnë “prova shkencore” në gjykatë të vërtetuar se Brigitte është grua NULL NULL 18.09.2025 09:38 18.09.2025 09:38 Foto: Getty Images Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojnë të paraqesin prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se znj. Macron është grua. Avokati i tyre thotë se presidenti francez dhe Brigitte do të paraqesin dokumentacionin në një padi për shpifje që kanë ngritur kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Owens, pasi ajo promovoi bindjen e saj se Brigitte Macron ka lindur mashkull. Avokatët e Owens janë përgjigjur me një mocion për të rrëzuar pretendimin. Duke folur për podkastin “Fame Under Fire” të BBC-së, avokati i Macron në këtë rast, Tom Clare, tha se Brigitte Macron i konsideron pretendimet “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe se ato ishin një “shpërqendrim” për presidentin francez. “Nuk dua të sugjeroj që kjo e ka nxjerrë nga loja në një farë mënyre. Por, ashtu si çdokush që po përballet me një karrierë dhe një jetë familjare, kur familja juaj është nën sulm, kjo ju lodh. Dhe ai nuk është imun ndaj kësaj sepse është president i një vendi”, tha ai, transmeton klankosova.tv. Clare tha se do të ketë “dëshmi ekspertësh që do të dalin, të cilat do të jenë të natyrës shkencore” dhe, ndërsa nuk do të zbulonte, në këtë fazë, natyrën e saktë të tyre, ai tha se çifti ishte i përgatitur të demonstronte plotësisht “si në përgjithësi ashtu edhe në mënyrë specifike” se akuzat janë të rreme. /Klankosova.tv