Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari nga Gjakova NULL NULL 04.07.2026 19:39 04.07.2026 19:39 Foto: Viktima e aksidentit në Gjermani: Franc Ndue Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova. Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti me motor, raporton Klankosova.tv. Familjarët dhe të afërmit e kanë përkujtuar të ndjerin, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij. “Me largimin e tij humbëm një shok të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor./Klankosova.tv