Macron viziton Katedralen Notre Dame në dyvjetorin e shpërthimit të zjarrit në të NULL NULL 15.04.2021 11:31 15.04.2021 11:31 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka inspektuar punimet e renovimit të Katedrales Notre Dame në dyvjetorin e shpërthimit të zjarrit shkatërrues mbi këtë objekt të vjetër mbi 850 vjet. Duke parë punimet nga lart, ai ka thënë se është i mahnitur nga e gjithë puna e kryer deri më tani, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv. Macron ka pohuar se vizita e tij është bërë për të shprehur një mesazh kolektiv krenarie për punën e bërë. “Kemi shmangur më të keqen”, është shprehur Macron. “Një falënderim i madh për të gjithë të mobilizuarit, mijëra sish”. Zjarri në Notre Dame kishte shpërthyer në mbrëmjen e 15 prillit të 2019-ës.