Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani merr vendim: Zgjatet orari i “muzikës” për gastronominë

NULL NULL
07.07.2026 08:55

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar edhe orarin e lejuar të funksionimit të tyre.

Sipas vendimit, lokalet e gastronomisë do të mund të përdorin pajisje elektro-akustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës. Gjatë ditëve të punës, përdorimi i tyre lejohet deri në orën 23:00, ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën 00:00.

Sipas njoftimit nga komuna, vendimi do të jetë në fuqi deri më 20 gusht 2026, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, me këtë vendim pezullohet përkohësisht urdhëresa nr. 312/22, e datës 21 prill 2022, për mbrojtjen nga zhurma, e cila do të mbetet e pezulluar deri në të njëjtën datë.

lajme të ngjashme