Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 37-vjeçare këngëtarja e njohur

NULL NULL
07.07.2026 08:21
Lauren Bennett

Këngëtarja britanike Lauren Bennett, një nga zërat kryesorë në hitin “Party Rock Anthem” të grupit LMFAO nga viti 2011, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një postimi në Instagram nga ish-grupi i saj muzikor, G.R.L.

“Me një pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren-it tonë të dashur. Zemrat tona janë thyer dhe është e pamundur të përshkruajmë me fjalë sa shumë do të thoshte ajo për ne,” thuhet në deklaratë.

Në njoftim nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes, ndërsa përfaqësuesit e Bennett nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së BBC-së për koment.

lajme të ngjashme