Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macron thotë se mposhtja e Rusisë në Ukrainë është vitale për sigurinë e Evropës

NULL NULL
27.02.2024 08:42
Lufta në Ukrainë
Lufta në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pohuar se është kyçe për sigurinë e Evropës për ta mposhtur Rusinë në Ukrainë.

Ai e ka thënë këtë në mes lutjesh nga Kivei për të dërguar më shumë armatim, derisa ishte duke folur në Paris, ku tha se krerët evropianë janë pajtuar për një koalicion për t’i dhënë Ukrainës raketa me rreze të mesme dhe të gjatë si dhe bomba, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Presidenti francez ka shtuar se “nuk ka konsensus” në dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë “por që asgjë nuk duhet përjashtuar”.

Forcat ruse në anën tjetër kanë bërë përparim në Ukrainë, e cila po përballet me mungesë municioni.

Kievi është i varur nga furnizimi me artileri moderne nga aleatët perëndimorë, veçanërisht nga ShBA, që të mund të luftojë me Rusinë.

lajme të ngjashme