Macron: Nuk besoj se Putini dëshiron paqe tani NULL NULL 19.08.2025 08:52 19.08.2025 08:52 Reuters Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur skeptik mbi gatishmërinë e Vladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Kur e shoh situatën dhe faktet, nuk e shoh Putinin shumë të gatshëm që të arrijë paqe tani”, tha ai pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klankosova.tv. Por Macroni vlerësoi optimizmin e Trumpit për sigurimin e një marrëveshjeje paqeje dhe tha se “duhet të merret seriozisht”. “Nëse ai mendon se mund të arrijë një marrëveshje, ky është një lajm i shkëlqyer dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur një marrëveshje” shtoi presidenti francez.