Macron: Franca e ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën NULL NULL 17.10.2023 12:31 17.10.2023 12:31 Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se janë pezulluar përkohësisht vizat nga Franca për Kosovën. Ai, në një konferencë për media gjatë vizitës së tij në Tiranë, tha se kjo vjen pasi Kosova nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë lidhur me zhvillimet në procesin e dialogut me Serbinë. “Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në komunat ku bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti serb, presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm”. “E them me shumë qartësi u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë, fjala nuk po mbahet, pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara për javët e ardhshme është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë Macron./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vengu: Vajzat dhe djemtë e FA ndodhen sot në Kosovë, Shqipëria në dispozicion të sigurisë 3 orë më parë
Kosova Kelmendi: Beteja e Thaçit në Hagë nuk është personale, mbrohet liria dhe shteti i Kosovës 8 orë më parë