Mac Allister ia mbyll syrin Real Madridit NULL NULL 10.03.2026 09:06 10.03.2026 09:06 Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister, nuk planifikon të zhvillojë bisedime me Liverpoolin për një kontratë të re këtë verë, por është i lumtur në Anfield pavarësisht lidhjeve me Real Madridin. Njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të “Reds”, është lojtari ndoshta i parë në listën e dëshirave të Los Blancos për afatin kalimtar veror, dhe nuk është e rastësishme që fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, të hezitojë vazhdimin e kontratës, shkruajnë mediet spanjolle, transmeton Klankosova.tv. Ata janë të bindur edhe për faktin që historikisht futbollistët latino-amerikan, gjithmonë ëndërr e kanë që një ditë të luajnë në La Liga, sidomos të dyshja Real-Barcelona.