Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lypsari gjen armë “serbe” në plehrat e Prelluzhës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 17.10.2023 20:37
lypsari

Policia e Kosovës të hënën ka gjetur dhe konfiskuar disa lloje të armëve, të gjitha të prodhimit jugosllav.

Ato u gjetën në një deponi ilegale të mbeturinave në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, fshat ky i banuar me shumicë serbe, raporton Klan Kosova.

Më pas vendin e ngjarjes e kanë ekzaminuar njësitet përkatëse policore dhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksploduese nga FSK-ja dhe KFOR-i.

Në vendngjarje janë gjetur: një armë automatike M-70 Zastava, një armë gjysmë automatike M-59 Zastava, tre karikatorë të Ak-47, një mjet shpërthyes-tromblon, katër granata dore dhe 360 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ekspertë të kësaj fushe po thonë se të tilla mund të ketë kudo ku ka serbë, ndaj për këtë u tha se policia duhet të jetë më syhapur dhe të kryejë kësi aksione edhe nëpër vendet tjera serb-banuese. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme