Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lyhet me ketchup për tu bërë kinse ka vdekur

NULL NULL
28.06.2015 15:17

Një grua gjermane, ka provuar t’i japë fund një afere dashurie, duke u munduar ta falsifikojë vdekjen e saj. Ajo është lyer me ketchup, duke u munduar ta bëjë të duket si gjak, dhe e ka bërë të mundur që fotografitë t’i shkojnë të dashurit të saj, raporton Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Çifti i dashnorëve, të cilët ishin të martuar, kishin filluar një aferë pasi u njohën online.

Por, kur gruaja nga Buckenburgu i Gjermanisë, ka dashuri t’i japë fund lidhjes, i dashnori i saj jashtëmartesor, ka refuzuar të ndahet, dhe e ka bombarduar me fotografi edhe dashnoren e tij edhe burrin e saj.

Në përgjigje të kësaj pune, burri i saj dhe ajo, vendosën që të inskenojnë vdekjen e saj. Ata krijuan një skenë ku hodhën ketchup dhe ia dërguan fotografitë ish dashnorit të saj.

Plani shkoi si mos më keq, për shkak se ai tjetri (dashnori i gruas), e njoftoi policinë për t’i njoftuar se një aksident i tmerrshëm ka ndodhur.

Policia pas hetimeve, konstatoi se fotografitë ishin false.

lajme të ngjashme