Lukashenko tregon detaje nga ndërmjetësimi me Prigozhinin e Wagnerit NULL NULL nga Agnesa 27.06.2023 21:36 nga Agnesa 27.06.2023 21:36 Pretendon se parandaloi grushtshtet e derdhje gjaku në Rusi. Madje, të martën presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tregoi edhe detaje të ndërmjetësimit midis homologut rus, Vladimir Putin dhe liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin. Ai deklaron se presidenti rus kishte vendosur ta eliminonte kreun e mercenarëve, porse thotë që i kishte sugjeruar të mos nxitohej, raporton Klan Kosova. “Në orën 10:10, Putini më telefonoi dhe më informoi në detaje për situatën që po ndodh në Rusi. Ai bëri disa pyetje, duke përfshirë si t’i kundërvihej kësaj, dhe kuptova se situata është e ndërlikuar”, deklaroi Lukashenko. Ai nuk ndjehet i frikësuar që Prigozhinit dhe Wagnerëve të tij iu dha azil në Bjellorusi, bile thotë se shteti edhe mund të përfitojë nga përvoja e tyre luftarake. E aftësitë e tyre ky grup i luftëtarëve i tregoi në Ukrainë për çka presidenti i Rusisë tha se janë financuar vazhdimisht nga shteti. “Nga maji 2022 deri në maj 2023, shteti i pagoi kompanisë Wagner afërsisht 1 miliard dollarë ndihmë dhe pagesa nxitëse”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë. Kjo deklaratë erdhi si befasi, pasi ishte vet Rusia që vazhdimisht ka mohuar përfshirjen me këtë grup privat mercenarësh rusë. Ndërkohë, Kremlini ka hequr dorë nga akuzat kundër Prigozhinit dhe të tjerëve që morën pjesë në rebelimin e së shtunës.