Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lukaku: Kam biseduar me Inzaghin, ne do të bëjmë gjëra të mëdha me të

NULL NULL
26.07.2021 20:33

Romelu Lukaku është kthyer në kampin stërvitor të Interit , ku edhe zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore në Appiano Gentile.

Lukaku i kthyer menjëherë u drejtoi një mesazh tifozëve.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur që jam përsëri këtu, shpresojmë të vazhdojmë rrugën e mirë që kemi filluar dhe të vazhdojmë të fitojmë. Ne lojtarët do të punojmë shumë për të bërë ëndrrat të bëhen realitet”.

Për trajnerin e ri Inzaghin, Lukaku tha se ka biseduar me të, shkruan sportmediaset, transmeton Klankosova.tv.

“Ne biseduam shumë ditën që klubi njoftoi se ai do të bëhej trajneri i ri dhe gjithashtu biseduam kur isha në Kampionatin Evropian. Vëllai im Jordan gjithashtu më tregoi shumë për të, ai është një trajner i mirë, mendoj se do ta ndihmojë skuadrën për të bërë gjëra të mëdha. Shpresojmë të punojmë së bashku për të vazhduar rrugën që kemi filluar”, theksoi Lukaku.

lajme të ngjashme