Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luftëtari rus i MMA dyshohet se hëngri shalqi të helmuar dhe vdiq

NULL NULL
03.11.2022 13:29

Luftëtari i MMA Alexander Pisarev, ka vdekur në moshën 33-vjeçare.

Dyshohet se ai kishte ngrënë shalqi të helmuar.

Sportisti rus u gjet pa shenja jete bashkë me gruan e tij.

Babai i tij të dielën mbrëma e kishte thirrur atë që të darkonte por ai e kishte gjetur pa të vdekur mbi shtratin e tij.

“U futa në apartament dhe Alexander së bashku me gruan e tij ishin duke fjetur. Por, kur u afrova, kuptova që djali im nuk merrte frymë. Kishte fraktura në gishta nga ndeshja e fundit, por asgjë serioze. Ne konsumojmë të gjithë të njëjtin ushqim pasi jetojmë së bashku”, tha babai tij.

Anëtarët e tjerë të familjes janë në një gjende optimale shëndetësore edhe pse kishin konsumuar ushqimin e njëjtë.

Autopsia do të zbardhë çdo hije dyshimi mbi vdekjen e 33-vjeçarit, raportojnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

lajme të ngjashme