Luan Krasniqi uron Ismail Kadarenë NULL NULL 28.01.2016 18:03 28.01.2016 18:03 Ish-kampioni i Evropës në boks, Luan Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Krasniqi i ka dëshiruar shëndet në vitet në vijim Kadaresë dhe siç ka thënë ai të na gëzojë me dhjetëra botime të reja, njofton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Luan Krasniqit, përfshirë edhe fotografia: “Sot, gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, kremton 80-vjetorin e lindjes, kremtë kjo të cilës i bashkangjitem me mendje e zemër duke uruar shëndet e jet të gjatë, për të na gëzuar edhe me dhjetra e dhjetra botime të reja! Gëzuar i dashur Kadare!”