Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lorina dhe Ardiana në kuizin e “Orës së Pasdites” (VIDEO)

NULL NULL
19.04.2024 20:42
Lorina dhe Ardiana në Ora e Pasdites
Lorina dhe Ardiana në Ora e Pasdites

Kuizi tanimë i dashur për të vegjlit tanë çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës.

Në “Supermendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre.

Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata do të marrin shpërblime.

Në të premten e kësaj jave, ishin Lorina dhe Ardiana, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin.

Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit.

Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.

lajme të ngjashme