Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lojtarët e Bashkimit dhe Trepçës ftojnë për festë basketbollsitike në finalen e Kupës

NULL NULL
11.02.2025 15:47

Nesër Kosova njihet me fituesin e ri të Kupës shtetërore në basketboll.

Se kush do të kurorëzohet me këtë trofe, Bashkimi apo Trepça, mbetet të shihet pas kësaj super përballje.

Prizrenasit e kanë fituar vetëm një herë këtë kupë, kurse mitrovicasit kanë gjashtë më shumë, njofton Klankosova.tv.

Trepça është fituese e tri edicioneve të fundit, derisa në vitin 2022 e mposhtën pikërisht ekipin me të cilin ballafaqohen nesër në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.

Që kjo përballje të kalojë në atmosferë fantastike dhe festive, kanë bërë thirrje protagonistët e parketit të të dyja skuadrave.

Kapiteni i Bashkimit, Altin Morina, është i bindur se tani është momenti i tyre.

“Uroj që gjithçka të shkojë në suaza sportive, pa incidente, kurse fakti që jemi rikthyer në finale, le të jetë motiv edhe më i madh për ta fituar kupën” është shprehur Morina

Edhe dy basketbollistët nga Mitrovica, Drilon Hajrizi dhe Dardan Kapiti, u shprehën shumë të motivuar para kësaj finale.

“Besojmë se do ta mbrojmë sërish Kupën, duke e fituar për herë të katërt radhazi. Mbi të gjitha shpresojë se do të kemi një spektakël basketbolli”, deklaroi Hajrizi, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi të bindur se do të kthehemi në Mitrovicë me trofeun e fituar”, shprehet Kapiti.

 

lajme të ngjashme