Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lojërat Europaine: Nesër ndeshet boksieri Armend Xhoxhaj

NULL NULL
18.06.2015 16:31

Boksierët kosovarë në Lojërat Europiane të Baku-s do të fillojnë ballafaqimet e tyre dhe rrugën drejtë ndonjë medalje potenciale.

Nesër, me 19 qershor, në ring do të ngjitet boksieri Armend Xhoxhaj kundër hungarezit Harcsa Norbert, i cili mundi boksierin nga Letonia, Versockis Nikita, me rezultat të bindshëm prej 3:0, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Armend Xhoxhaj u kualifikua në të tetën e finales pa luftë.

“Besojmë dhe shpresojmë në kualitetin dhe përgatitjen e Xhoxhajt dhe presim fitore të na gëzojë dhe të kualifikohet në meçin e çerekfinaleve”, ka njoftuar sekretar i Federatës se Boksit të Kosovës, Latif Demolli nga Baku.

 

 

lajme të ngjashme