Lojërat Olimpike: Sportisti rus akuzohet për doping NULL NULL 19.02.2018 13:03 19.02.2018 13:03 Gjykata e Arbitrazhit për Sport konfirmoi se medalisti rus në karlling, Aleksandr Krushelnitsky, është akuzuar për shkelje të rregullave anti-doping në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang, njofton Radio Europa e Lirë. Rasti kundër sportistit 25 vjeçar është hapur me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Krushelnitsky ka fituar medaljen e bronztë në një garë dyshe, së bashku me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova. Krushelnitsky dyshohet se ka dalë pozitiv në përdorimin e meldoniumit. Gjykata e Arbitrazhit nuk e ka caktuar ende datën e seancës dëgjimore. Shkelja e rregullave anti-doping, nëse konfirmohet, mund të ndikojë në shanset e atletëve rusë që të lejohen të marshojnë nën flamurin e tyre në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës. klankosova.tv