Lojërat Olimpike, rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Tokio NULL NULL 27.07.2021 11:57 27.07.2021 11:57 Sot në Tokio është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19, disa ditë pasi filluan Lojërat Olimpike. Kryeqyteti japonez raportoi 2,848 raste të reja, duke kaluar numrin e rasteve të datës 7 janar që ishin 2,520 raste. Ekspertët kanë paralajmëruar që varianti më ngjitës DELTA mund të shkaktojë një rritje gjatë Olimpiadës, e cila filloi të premten, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Qeveria ka treguar se vetëm 25.5% e japonezëve janë vaksinuar plotësisht. Deri më tani mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi, transmeton Klankosova.tv.