Punëtorët e ndërtimit e kthejnë në ‘skarë’ karrocën e punës, fotoja bëhet virale NULL NULL 09.07.2026 12:54 09.07.2026 12:54 Një moment interesant nga një kantier ndërtimi diku në botë është bërë viral në rrjetet sociale, pasi tregon mënyrën kreative që punëtorët zgjodhën për të ngrënë drekën. Karrocën e ndërtimit që përdoret për transportimin e materialeve, ata vendosën ta përdorin si një skarë të improvizuar, ku e përgatitën mishin, transmeton Klankosova.tv Kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve, të cilët kanë reaguar me humor dhe komente pozitive, duke vlerësuar zgjuarsinë e punëtorëve. “Para se të përfundojnë muret, ndizet skara. Çdo projekt i madh meriton një pushim të mirë dreke”, ishte vendosur në mbishkrimin e fotos që u bë virale. /Klankosova.tv