Loja Rumani – Kosovë, Duka: Bojkotimi veprim jo i mirë, por atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë e papranueshme NULL NULL 20.11.2024 22:30 20.11.2024 22:30 Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Foto nga arkivi Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, e ka komentuar ngjarjen që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen Rumania – Kosova. Duka tha se tha se ky veprim nuk është veprimi më i mirë, por veprimi i tifozëve rumunë ishte i papranueshëm. “Kjo është një pyetje me spec, sepse ka brenda njerëz njerëz që duan të dëgjojnë ndryshe, ka brenda edhe rregulla. Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme”, tha Duka në Top Albania Radio transmeton Klankosova.tv “Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, tha ai. Sot UEFA mori vendim që “Dardanët” ta humbin ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0. Kosova u dënua po ashtu edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljes së futbollistëve. Por, pa ndëshkuar nuk mbeti as Rumania. Shtëpia Evropiane e Futbollit, e gjobiti kombëtaren rumune me 128 mijë euro. Të premten e 15 nëntorit, gati pa përfunduar ndeshja futbollistët e Kosovës lëshuan fushën për shkak thirrjeve raciste nga tifozët rumunë “Serbia, Serbia”. Vendimi për tërheqjen e futbollistëve u mor nga kapiteni, Amir Rrahmani. “Dardanët” në shenjë proteste nuk u kthyen në lojë/ Klankosova.tv