Lohan para pasqyrës pa sutjena NULL NULL 04.08.2015 14:30 04.08.2015 14:30 Aktorja që njihet si problematike, Lindsay Lohan aktualisht është duke kaluar pushimet e saj verore në shtetin grek. Lohan gjatë kësaj kohe nuk ka hezituar që të tregojë format e saj trupore duke veshur bikine të vegjël, transmeton Klan Kosova. Por duket se ajo ka vendosur të shkojë edhe më tej duke i ofruar fansave më shumë pamje të trupit të saj. Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku duket se është pothuajse nudo. Fotografia është realizuar pranë pasqyrës dhe aktorja e njohur ka të veshura vetëm mbathjet e poshtme ndërsa me duart që mban telefonin është përpjekur që sado pak të mbulojë gjoksin.