Llashticasit s’i harrojnë krimet e Naskoviqit (VIDEO) NULL NULL 16.09.2025 21:39 16.09.2025 21:39 Në Llashticë të Gjilanit, për 18 ditë u masakruan 25 civilë shqiptarë nga 2 deri në 80 vjeç. Dragan Naskoviq, që para fillimit të luftës ishte komandant i Stacionit Policor në Zhegër, u ndalua të hënën në pikën kufitare Dheu i Bardhë nga Policia e Kosovës, raporton Klan Kosova. Këtij lajmi iu gëzuan ata që sot më të dashurit e tyre i kanë në varre për shkak të krimit serb. Por, arrestimi i vetëm njërit nuk po u mjafton fshatarëve. Pasi humbi Lirimin tre javësh nga torturat e përjetuara, Nehat Shabani bashkë me banorët tjerë u dëbuan dhe rikthimi me një maj 1999 nuk ishte i njëjtë. Ai humbi edhe katër anëtarë të tjerë të familjes. Ani se arrestimi i njërit kriminel serb u pa si shpresë për një fillim të mbarë, dënimi presin të jetë meritor. /Klankosova.tv