“Liza” dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza NULL NULL 16.07.2023 19:53 16.07.2023 19:53 Një person me nofkën “Liza” është arrestuar sot në Batllavë të Podujevës. I.A ishte në arrati dhe i kërkuar për disa vite si i dyshuar për vrasje, njofton Klankosova.tv Kush është personi i njohur me nofkën “Liza”? Personi i arrestuar është Ilir Avdullahu. Ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007. Avdullahu ishte në kërkim të autoriteteve kosovare për 16 vite. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij, njofton Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Batllavë: Arrestohet “Liza”, kërkohej disa vite për vrasje