Liverpooli ua “ka marrë dorë” barazimeve NULL NULL 04.01.2026 18:17 04.01.2026 18:17 Liverpooli sërish ka barazuar, këtë herë si mysafir i Fulhamit. Harry Wilson shënoi për 1-0 për Fulhamin në minutën e 17-të. Për të Kuqtë barazoi Florian Wirtz në minutën e 57-të. U mendua se kampioni anglez fitoi kur Cody Gakpo shënoi për 1-2 në minutën e 94-t, mirëpo një projektil nga Harrison Reed tre minuta më vonë vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2. Sidoqoftë, pas 19 xhirosh në Premier Ligë, Liverpooli mbetet i katërti me 34 pikë, dy më shumë se Manchester Unitedi në të pestin.