Liverpooli po synon transferimin e yllit të Bayernit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liverpooli po synon transferimin e yllit të Bayernit

NULL NULL
05/08/2022

Gjiganti anglez Liverpool besohet se dëshiron ta përforcojë ende skuadrën në prag të fillimit të ri të sezonit 2022/23 të Premier Ligës.

Siç raportohet nga “90min”, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga klubi që të transferojë anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane, gjatë merkatos aktuale verore.

Por, në mënyrë që “Të Kuqtë” të sigurojnë shërbimet e Sanes, atyre do t’iu nevojitet që të paguajnë një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.

Që prej transferimit nga Manchester City te Bayern Munichu, Leroy Sane ka arritur të bëjë 90 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 25 gola dhe 27 asistime mbi emrin e tij./kp