Liverpooli merr primatin e Premier Leagues, Salah shkëlqen me tri asistime ndaj Ujqve NULL NULL 16.09.2023 15:30 16.09.2023 15:30 Liverpooli ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Wolves, me rezultat 3-1 në udhëtim, në kuadër të javës së pestë në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Hwang Hee-chan, në minutën e 7’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Cody Gakpo barazoi shifrat në 1-1, me një gol në minutën e 55’. Për epërsinë e të kuqve u kujdes Andy Robertson, në minutën e 85’, pas një kombinimi me Mohamed Salah. Golin e vulosjes së fitores e realizoi Harvey Elliot, në minutën e 91’. Lojtari më i dalluari në ndeshje ishte Mohamed Salah, i cili asistoi të gjitha golat. Liverpoli gjithashtu fiton në orën 13:30 për herë të parë pas shtatë ndeshjeve, pasi barazoi tri dhe humbi po aq në gjashtë takimet e fundit. Liverpooli pas fitores kalon në vendin e parë, me 13 pikë, pas pesë xhirove, teksa Ëolves pozicionohet në pozitën e 15-të. /Klankosova.tv.