Liverpool-United, formacionet zyrtare NULL NULL 17.12.2023 16:47 17.12.2023 16:47 Liverpooli dhe Manchester Unitedi do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së 17-të në Premier League. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Anfield”, duke filluar nga ora 17:30. Të Kuqtë pas 16 xhirove renditet në vendin e dytë me 37 pikë të grumbulluara dhe me një fitore eventuale do të riktheheshin në vendin e parë. Ndërkohë, Unitedi nuk e ka nisur edhe mirë sezonin, pasi pozicionohet në vendin e tetë me 27 sosh. Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.