Liverpool të gatshme 50 mln euro për mbrojtësin e Barcelonës NULL NULL 15.09.2025 23:42 15.09.2025 23:42 Qendërmbrojtësi uruguaian i Barcelonës, Ronald Araujo, ka humbur rëndësinë në ekip dhe po konsiderohet për një largim. Liverpool e ka në listën e dëshirave dhe është gati të ofrojë 50 milion euro për të, transmeton klankosova.tv. Araujo, 26 vjeç, mund të rikthejë karrierën në Premier League, ndërsa Barcelona mund të përfitojë nga ky transferim një shumë të majme parash.