Liverpool nuk ia lë asnjë pikë Chelseat NULL NULL 20.10.2024 20:00 20.10.2024 20:00 Liverpool nuk ia lë asnjë pikë Chelseat Liverpool e ka fituar derbin e kësaj jave në Premier League kundër Chelseat. “The Reds” i mposhtën “Blutë e Londrës” me rezultat 2:1 në “Anfield Road”. Golin e epërsisë e realizoi nga pika e bardhë, Mo Salah në minutine 29-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Nicolas Jackson, e barazoi rezultatin në 1:1, në minutine 48-të. Derisa golin e fitores për Liverpoolin e realizoi Curtis Jones, në minutin e 51-të. Skuadra e Arne Slot aktualisht është në vendin e parë të Premier Leagues me 21 pikë, derisa ajo e Enzo Marescas, është në të gjashtin me 14 pikë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e tetë.