Liverpool merr vendimin përfundimtar për Arne Slot NULL NULL 21.04.2026 16:08 21.04.2026 16:08 Liverpool pritet të vazhdojë me Arne Slot në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të Sky Sports News, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e trajnerit holandez dhe besojnë në projektin e tij afatgjatë, transmeton Klankosova.tv. Pavarësisht spekulimeve të fundit për ndryshime në stol, Liverpooli synon stabilitet dhe vazhdimësi me Slot, duke i dhënë atij kohën e nevojshme për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Angli dhe Evropë.